30 Prill 2024

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30.04.2024, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
 

  1. Miratimin e projektrregullores “Për njohjen e administruesit të fondeve të investimeve alternative të licencuar në një vend anëtar të BE-së dhe regjistrimin e fondit të investimeve alternative të themeluar në një vend anëtar të BE-së”;
  2. Miratimin e disa shtesave në rregulloren nr. 38, datë 31.03.2023 “Për regjistrimin e agjentit të shitjes së sipërmarrjeve të investimeve kolektive me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike në tituj të transferueshëm të miratuara në një vend anëtar të BE-së”;
  3. Miratimin e "Intesa Sanpaolo Bank Albania" sh.a., e regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit të shitjes në Republikën e Shqipërisë, edhe për nënfondet e njohura: Eurizon Manager Selection Fund-MS 10; Eurizon Manager Selection Fund-MS 20; Eurizon Manager Selection Fund-MS 40; Eurizon Manager Selection Fund- MS 70; Eurizon Fund-Bond Aggregate EUR Short Term, nën administrimin e shoqërisë administruese të njohur “Eurizon Capital” S.A.;
  4. Licencimin/rinovimin e licencave të vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  5. Revokimin e licencës për ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime, si rezultat i heqjes dorë vullnetarisht”;
  6. Miratimin e emërimit të administratorit të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
  7. Miratimin e riemërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.;
  8. Miratimin e riemërimit të anëtarit të Bordit Drejtues së shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.;
  9. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime.