|
Në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton publikun se nga data 1 Dhjetor 2007 ka hyrë në funksionim të plotë Rregjistri Elektronik Online i Shitjeve të Sigurimit të Detyrueshëm Motorrik.
Çdo policë e sigurimit të detyrueshëm motorrik shitet nga përfaqesues të autorizuar të shoqërive të sigurimit. Polica lëshohet nëpermjet sistemit kompjuterik të lidhur online me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Polica ka të printuar në pjesën e sipërme apo të poshtme të saj një kod numrash dhe shifrash me 15 karaktere që përben kodin identifikues të raportimit të gjeneruar automatikisht në kohë reale nga serverat e Autoritetit.
Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të afishojnë çmimet e policave të sigurimit të detyrueshëm ne çdo pikë të tyre të shitjeve.
Kontrolli i mëposhtem është i vlefshem për policat e sigurimit të lëshuara pas datës 1 Dhjetor 2007.
Kërkimi për Policën me SMS
Dergoni sms me përmbajtje TARGEN e mjetit Tuaj në numrin 069 40 60 671 dhe:
• do të merrni përgjigje nëse TARGA e dërguar rezulton rregullisht e mbuluar me sigurim të detyrueshëm motorik;
• tre ditë para mbarimit të periudhës së sigurimit të detyrushëm, Ju do të lajmëroheni me SMS për afrimin e skadencës.
|