|
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka një rol të rëndësishëm për zhvillimin dhe ruajtjen e një stabiliteti të qëndrueshëm financiar për ekonominë e vendit. Në funksion të këtij qëllimi, ne kemi prioritet krijimin e një fryme pozitive bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare në vend apo institucione e grupe të tjera interesi, veprimtaria e të cilëve lidhet direkt ose indirekt me aktivitetin tonë rregullator. Gjithashtu, do vazhdojmë të jemi një partner serioz për Qeverinë në funksion të përshpejtimit të reformave që kanë lidhje me zhvillimin e sektorit financiar jobankar.
Një element i rëndësishëm i bashkëpunimit institucional është nënshkrimi i Marrëveshjeve të Bashkëpunimit dhe Mirëkuptimit me institucione të tjera rregulluese e jo-rregulluese në vend. Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është koordinimi i punës rregullative mes enteve rregullatore të fushave të ngjashme si dhe shkëmbimi i informacionit me institucione të tjera të rëndësishme për zhvillimin e sektorit financiar jobankar dhe ekonomisë së vendit.
| Marrëveshje të Nënshkruara me Institucione Brenda Vendit |
Viti |
Institucioni |
| Fakulteti i Ekonomisë |
2002 |
KLV (sot AMF) |
| Instituti i Ekspertëve Kontabël (IEKA) |
2003 |
KLV (sot AMF) |
| Drejtoria e e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor |
2003 |
AMS (sot AMF) |
| Banka e Shqipërisë |
2005 |
AMS, KLV (sot AMF) |
| Autoriteti i Konkurrencës |
2006 |
AMF |
|