Faqe Kryesore  |  Harta e Faqes  |  Kontaktoni  
AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE
 
Buletini Zyrtar
Raporti i Mbikëqyrjes
Periodiku i AMF
Raporti Vjetor
Edukimi i Publikut
Kërkime
     • Materiale Diskutimi
     • Vrojtime
     • Konferenca
Artikuj\Intervista
     • Intervista
     • Artikuj
     • Media e Huaj
Kërkime >> Materiale Diskutimi
 Print
   "Pavarësia e Rezervuar për AMF", Material Diskutimi N.1(1)/12/2011, Teuta Baleta, dhjetor 2011
Pavarësia e autoriteteve rregullatore në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, sidomos pavarësia e bankave qendrore, janë çështje të debatuara prej kohësh dhe sot është një koncept gjerësisht i pranuar. Ndërsa pavarësia e funksionit apo e autoritetit rregullator dhe mbikëqyrës financiar ende nuk ka një pranim kaq të gjerë. Gjithsesi, ajo po merr gjithnjë e më shumë vëmendje për shkak të kontributit që sjell në nxitjen e qëndrueshmërisë së sektorit financiar; përmirësimin e cilësisë dhe efektivitetit të rregullimit e të mbikëqyrjes; reduktimin e paqëndrueshmërisë në kohë të politikave dhe vendimeve që lidhen me sektorin financiar si dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.

Ky punim trajton rastin e pavarësisë së AMF-së, duke u bazuar në teorinë e ndërtuar mbi pavarësinë e rregullatorit financiar si dhe duke e ballafaquar me anën formale të pavarësisë dhënë AMF-së nga kuadri legjislativ në Shqipëri. Aty ku është e mundur dhe e përshtatshme janë bërë përpjekje për të hedhur dritë mbi pavarësinë reale të AMF-së; është tentuar të matet niveli i pavarësisë së AMF-së nga ana sasiore dhe të krahasohet ky nivel pavarësie me rregullatorin bankar në Shqipëri, që është banka qendrore, apo me ndonjë institucion të ngjashëm në rajon.

Gjithashtu, është tentuar të hidhet dritë mbi efektin që pati në nivelin e pavarësisë procesi i integrimit të autoriteteve rregullatore e mbikëqyrëse të sektorit financiar jobankar në një të vetëm, për të kuptuar deri diku nëse reforma përmbushi qëllimin e forcimit të pavarësisë së funksionit rregullator.

Hyrje e Autorizuar
 
Mbrojtja e Konsumatorit
 
GSRM
 
Info të Vlefshme
 
Adresa: Rruga "Dora D'istria" Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania, Tel: + 355 - (0) - 4 - 2257560, Faks: + 355 - (0) - 4 - 2250686
© AMF 2017. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
 Termat dhe Kushtet e Përdorimit  |  E Drejta e Autorit dhe Lejet  |  Përgjegjësitë  |  Ruajta e Fshehtësisë