Kini Kujdes!

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në zbatim të objektivit të tij kryesor të mbrojtjes së interesave të investitorëve dhe konsumatorëve, si dhe të nxitjes së qëndrueshmërisë, transparencës dhe besueshmërisë së tregjeve financiare që mbikëqyr, informon rregullisht publikun me anë të paralajmërive apo njoftimeve edukative mbi rreziqet që lidhen me tipe të ndryshme të investimit apo shërbimeve financare.


Paralajmërimet e publikuara nga AMF janë si më poshtë:

Nr Lloji i paralajmërimit Data e publikimit
1  Autoritetet Evropiane paralajmërojnë mbi rreziqet e investimeve në kripto-asete29.3.2022
2  Paralajmërim për aktivitetin e FXShqip.com dhe IQOption.al10.4.2020
3  AMF publikon paralajmërimin e njoftuar nga Komisioni i Letrave me Vlerë të Qipros (CYSEC) 25.6.2019
4  Investitorë kujdes ndaj aktivitetit të shoqërisë Fortrade27.12.2018
5  Paralajmërim mbi riskun e investimit në instrumentin “Kontratë për Diferencë” (CFD)11.10.2018
6  AMF paralajmëron mbi rreziqet e përdorimit të monedhave virtuale me ofertë fillestare (ICO)27.6.2018
7  INVESTITORË KUJDES: Ndaj aktivitetit të shoqërisë me emrin FXLider27.3.2018
8  INVESTITORË KUJDES!! Mos investoni në platformën online FXLIDER28.4.2017
9  Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paralajmëron për rrezikun e investimit në emetimet e monedhave virtuale me ofertë fillestare ose të ashtuquajturat ICO16.11.2017
10  Deklaratë mbi Platformat e Investimit Online16.11.2016

Shënim: Lista e paralajmërimeve nuk është e pandyshueshme. Lista është objekt përditësimi në përputhje me konstatimet e Autoritetit.

Në shërbim të mbrojtjes së investitorit dhe rritjes së besimit të tij te sistemi financiar, Autoriteti Evropian i Titujve dhe Tregjeve (ESMA) i siguron konsumatorit informacion të mjaftueshëm që lidhet me investimet e bëra në Bashkimin Evropian si dhe nxjerr paralajmërime të ndryshme për investitorët. Për më shumë informacion të publikuar nga ESMA për investitorin klikoni linkun: https://www.esma.europa.eu/Investor-corner/warning-and-publications-investors

Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Titujve (IOSCO) rregullisht informohet nga anëtaret e saj mbi kompanitë që nuk janë të autorizuara të ofrojnë shërbimet e tyre financiare në atë juridiksion, i cili ka nxjerrë edhe paralajmërimin përkatës. Disa nga paralajmërimet e bëra lidhen me kompani të palicencuara, të cilat përdorin emra të ngjashëm me kompani të licencuara apo me kompani që në mënyrë fiktive pretendojnë të jenë të lidhura me kompani të licencuara. Vëndet anëtare të IOSCO-s mbajnë vetë përgjegjësi për nxjerrjen e këtyre paralajmërimeve. Për më shumë informacion rreth këtyre paralajmërimeve klikoni linkun: http://www.iosco.org/investor_protection/?subsection=investor_alerts_portal