Përgjegjësitë

Ndërkohë që Autoriteti përpiqet të sigurojë cilësitë e publikimeve, të cilat bazohen në informacionet e depozituara nga shoqëritë në tregjet nën mbikëqyrje e rregullim, Autoriteti nuk mban përgjegjësi për saktësinë, plotësinë, apo valutën e përdorur në publikimet e ndryshme të prezantuar në Faqen Online sipas seksioneve.

Në asnjë rrethanë Autoriteti nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë humbje, dëmtim, apo detyrim të mundshëm si pasojë e përdorimit apo referimit të informacioneve të marra në nëpërmjet publikimeve në Faqen e tij Online nga cilido person.

Referencat në çfarëdo materiali në këtë Faqe Interneti për kompanitë specifike, produktet ose shërbimet nuk nënkuptojnë se ato janë të rekomanduara nga Autoriteti në mënyrë preferenciale ndaj kompanive të ngjashme, produkteve ose shërbimeve që nuk janë përmendur.

Faqja jonë e Internetit ka shumë lidhje me institucione të tjera Qeveritare të Shqipërisë, Organizma Ndërkombëtare, tregjet financiare, si brenda Shqipërisë ashtu edhe në vende të tjera. Kur ju ndiqni një lidhje në një Faqe tjetër, ju nuk jeni më në faqen tonë dhe i nënshtroheni politikave të privatësisë të Faqes së re.