|
I krijuar në vitin 2006, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ështe një institucion publik i pavarur nga ekzekutivi, përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemit financiar jobankar dhe operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor. AMF raporton në Kuvend për aktivitetin e tij.
Fusha kryesore e veprimtarisë sonë është rregullimi dhe mbikëqyrja:
- e aktivitetit të tregut të sigurimeve dhe operatorëve të tij;e aktivitetit të tregut të letrave me vlerë dhe operatorëve të tij;
- e aktivitetit të tregut të pensioneve private suplementare dhe operatorëve të tij;
- e veprimtarive të tjera financiare jobankare”.
Funksioni ynë primar është që me anë të mjeteve ligjore, administrative dhe të informacionit, të mbrojmë konsumatorët si dhe të ruajmë stabilitetin e transparencën në fushën e sigurimeve, letrave me vlerë dhe pensioneve private suplementare. Aktiviteti ynë karakterizohet nga profesionalizmi, transparenca dhe standardi i lartë i shërbimit për të gjithë grupet e interesit
|