23 Janar 2014

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 23 janar 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:

1.  Ndryshimin e Statutit të shoqërisë “Albsig” sh.a.,  si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare;

2.  Transferimin e aksioneve në shoqërinë e brokerimit “Star Broker” sh.a.;

3.  Ndryshimin në Rregulloren nr. 67, datë 27.07.2009 "Mbi licencimin e aktuarëve të autorizuar të shoqërive të sigurimit";

4.  Licencimin e Z. Shpëtim Xhetani në profesionin e vlerësuesit të dëmeve në sigurime“;

5.  Licencimin e shoqërisë “IFIS Broker” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së brokerit në sigurime për klasat e Jo-Jetës, Jetës dhe risigurime me afat të pacaktuar, si dhe licencimin e Z. Sotiraq Guga, si broker fizik në sigurime për klasat e Jo-Jetës, Jetës dhe risigurime, me afat 3 vjeçar, në emër dhe për llogari të shoqërisë “IFIS Broker” sh.a.;

6.  Licencimin si agjentë në sigurime, në klasa të Jo-Jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “ Sigal Uniqa Group Austria“ sh.a.;

7.  Licencimin si agjent në sigurime, në klasa të Jo-Jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;

8.  Raportin “Mbi rezultatet e auditimeve të kryera në zbatim të planit vjetor 2013”;

9.  Informacionin mbi planin e punës së AMF-së për vitin 2014.