25 Mars 2014

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2014

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shkurt 2014 arritën rreth  1,720 milionë lekë, ose 30.23% më shumë se në periudhën janar-shkurt 2013. Gjatë janar-shkurtit 2014, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 134,741 me një ulje prej 2.60% krahasuar me janar-shkurtin e një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 87.86% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 11.26% dhe veprimtarinë e Risigurimit me rreth 0.87%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 49.68% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 50.32% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-shkurt 2014, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 406 milionë lekë, ose 0.54%  më shumë se janar-shkurti 2013.

 

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në janar-shkurt 2014 arritën rreth 858 milionë lekë, ose rreth 28.40% më shumë se janar-shkurti  2013.


Produkti MTPL e brendshme, në janar-shkurt 2014, pati një rritje prej 39.62% të volumit të primeve të shkruara bruto, gjithashtu numri i kontratave pati një rritje prej 0.23% krahasuar me janar-shkurt 2013.

Produkti Sigurim Kufitar, në janar-shkurt 2014 pati një rritje prej 15.33% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një ulje me 8.49% krahasuar me janar-shkurt 2013.

Produkti Karton Jeshil, në janar-shkurt 2014 pati ulje me 7.05% të volumit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me janar-shkurt 2013. Gjithashtu edhe numri i kontratave u ul me 14.32%.

 

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-shkurt 2014 arritën rreth 847 milionë lekë, ose 29.80% më shumë se në janar-shkurt 2013. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2.31% krahasuar me janar-shkurtin e një viti më parë.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë janar-shkurtit 2014, patën rritje me rreth 38.53%  kundrejt janar-shkurtit 2014.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë janar-shkurtit 2014, siguruan rreth 457 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 74.35% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 21.26% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë janar-shkurtit 2014, vihet re një rritje prej 78.64% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 1.34% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar-shkurtin 2013.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë janar-shkurtit 2014, arritën në mbi 110 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 11.60% në krahasim me janar-shkurtin  2013.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë janar-shkurtit 2014, arritën mbi 194 milionë lekë, ose rreth 7.05% më shumë se në janar-shkurtin e vitit të kaluar.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë janar-shkurtit 2014 u rritën me rreth 0.54% krahasuar me janar-shkurtin e 2013. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 330 milionë lekë, apo 81.14% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

 

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.               

 

                                                                                                                                        në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar-shkurt

   Ndryshimi

2013

2014

(në %)

                                    Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

                    218

             230

5.41

Karton Jeshil

                  1,239

             652

(47.34)

Kasko

                  2,583

             566

(78.07)

 

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-shkurt 2014, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-shkurt 2014 (në versionin EXCEL) klikoni këtu