19 Maj 2014

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 23.05.2014, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:


1.    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;

2.    Miratimi i rendit të ditës;

3.    Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare”;

4.    Informacion mbi gjendjen financiare të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a., për periudhën deri 31.12.2013;

5.    Informacion mbi realizimin e pagesave të dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit;

6.    Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;

7.    Projekt “Mbi licencimin e agjentëve në sigurime”;

8.    Të tjera.