23 Maj 2014

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-prill 2014

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-prill 2014 arritën rreth 3,505 milionë lekë, ose 26.01% më shumë se në periudhën janar-prill 2013. Gjatë periudhës janar-prill 2014, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 281,345 me një ulje prej 8.79% krahasuar me janar-prillin e një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 89.56% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9.77% dhe veprimtarinë e Risigurimit me rreth 0.66%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 47.73% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 52.27% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-prill 2014, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në mbi 827 milionë lekë, ose 1.30% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2013.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-prill 2014 arritën mbi 1,819 milionë lekë, ose rreth 48.56% më shumë se periudha janar-prill 2013.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-prill 2014, pati një rritje prej 58.30% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një ulje prej 14.74% krahasuar me periudhën janar-prill 2013.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-prill 2014 pati një rritje prej 26.03% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 0.34% krahasuar me periudhën janar-prill 2013.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-prill 2014 pati një rritje me 21.14% të volumit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-prill 2013. Ndërsa numri i kontratave u ul me 12.53%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-prill 2014 arritën rreth 1,662 milionë lekë, ose 7.84% më shumë se në periudhën janar-prill 2013. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 4.12% krahasuar me periudhën janar-prill të një viti më parë.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë periudhës janar-prill 2014, patën rritje me rreth 8.16%  kundrejt periudhës janar-prill 2013.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-prill 2014, siguruan rreth 875 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 65.70% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 21.70% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-prill 2014, vihet re një rritje prej 21.34% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 0.74% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar-prillin 2013.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-prill 2014, arritën në rreth 252 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 8.90% në krahasim me janar-prill 2013.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-prill 2014, arritën mbi 343 milionë lekë, ose rreth 6.63% më shumë se në periudhën janar-prill të vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-prill 2014 u ulën me rreth 1.30% krahasuar me periudhën janar-prill 2013. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 669 milionë lekë, apo 80.90% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar-prill

Ndryshimi

2013

2014

(në %)

                               Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

218

 237

8.57

Karton Jeshil

961

 655

(31.88)

Kasko

72

 75

4.84

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-prill 2014, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-prill 2014 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.