23 Maj 2014

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 23 maj 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

1.  Miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar;

2.  Miratimin e rendit të ditës;

3.  Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare;

4.  Licencimin e Z. Mamir Hodo dhe Z. Stefan Thomagjini, si vlerësues të dëmeve në sigurime;

5.  Licencimin si agjentë në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;

6.  Licencimin si agjentë në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;

7.  Miratimin e “Kushteve të përgjithshme të sigurimit të përgjegjësisë profesionale të vlerësuesve të dëmeve në sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;

8.  Dhënien e miratimit për emërimin e Z. Edlir Ruka në funksionin e administratorit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.;

9.  Miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;

10. Miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.;

11. Dhënien e miratimit për emërimin e Zj. Estela Koçi, në funksionin e administratorit të shoqërisë administruese të fondit të pensionit “SiCRED” sh.a.;

12. Miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, anëtarëve të Bordit Drejtues dhe një ndryshimi të statutit të shoqërisë së sigurimit “Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a.;

13. Miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe një ndryshimi të statutit të shoqërisë së sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a.;

14. Miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, anëtarëve të Bordit Drejtues dhe një ndryshimi të statutit të shoqërisë së sigurimit të shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.