25 Qershor 2014

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-maj 2014

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-maj 2014 arritën rreth 4,399 milionë lekë, ose 29.71% më shumë se në periudhën janar-maj 2013. Gjatë periudhës janar-maj 2014, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 364,360 me një ulje prej 4.60% krahasuar me periudhën janar-maj të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 89.06% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 10.38% dhe veprimtarinë e Risigurimit me rreth 0.56%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.64% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.36% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-maj 2014, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në mbi 1,067 milionë lekë, ose 6.32% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2013.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-maj 2014 arritën rreth 2,334 milionë lekë, ose rreth 62.44% më shumë se periudha janar-maj 2013.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-maj 2014, pati një rritje prej 74.11% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një ulje prej 7.15% krahasuar me periudhën janar-maj 2013.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-maj 2014 pati një rritje prej 23.97% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 1.36% krahasuar me periudhën janar-maj 2013.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-maj 2014 pati një rritje me 33.97% të volumit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-maj 2013. Ndërsa numri i kontratave u ul me 11.39%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-maj 2014 arritën rreth 2,040 milionë lekë, ose 5.63% më shumë se në periudhën janar-maj 2013. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 1.90% krahasuar me periudhën janar-maj të një viti më parë.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë periudhës janar-maj 2014, patën rritje me rreth 3.07%  kundrejt periudhës janar-maj 2013.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-maj 2014, siguruan rreth 1,041 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 68.72% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 19.61% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-maj 2014, vihet re një rritje prej 26.74% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 0.20% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-maj të viti 2013.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-maj 2014, arritën në rreth 307 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 2.49% në krahasim me periudhën janar-maj 2013.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-maj 2014, arritën rreth 457 milionë lekë, ose rreth 15.59% më shumë se në periudhën janar-maj të vitit të kaluar.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-maj 2014 u ulën me rreth 6.32% krahasuar me periudhën janar-maj të vitit 2013. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 879 milionë lekë, apo 82.35% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

në mijë lekë

Lloji i sigurimit

Janar-Maj

Ndryshimi

2013

2014

(në %)

                                    Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

227

 252

11.22

Karton Jeshil

1,155

 634

(45.05)

Kasko

72

 74

2.79


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-maj 2014, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-maj 2014 (në versionin EXCEL)
klikoni këtu.