3 Korrik 2014

Mbi hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”

Në datën 4 korrik 2014 hyn në fuqi Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Ligji vendos parimet dhe përcakton veprimtarinë e procedurat në lidhje me krijimin, organizimin, administrimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit, në mënyrë që tregu i sigurimeve të funksionojë në një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm dhe transparent. Ligji synon gjithashtu forcimin dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve në sigurime. 

Hyrja në fuqi dhe zbatimi në vazhdimësi i këtij ligji i shërben realizimit të synimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për të rritur më tej shkallën e përputhshmërisë dhe zbatimin e Parimeve Bazë të Sigurimeve (Insurance Core Principles, ICP) të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve, IAIS, anëtare e së cilës është AMF.

Ligji i ri krijon hapësirë për aplikimin e mbikëqyrjes me fokus rrezikun, si një ndryshim në filozofinë aktuale të mbikëqyrjes në tregun e sigurimeve. Krahas zbatimit të këtij ligji të ri, AMF do të punojë edhe në plotësimin me akte të reja nënligjore.

Për të lexuar tekstin e plotë të ligjit “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” kliko këtu.