25 Janar 2016

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për vitin 2015

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2015 u dominua në masën 72.73% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 27.27% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 86.66% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2015 flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 67.27% dhe 16.62% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 98.65% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.                            

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë vitit 2015, ka pasur një rritje prej 562 milionë lekë ose 7.82% krahasuar me vitin 2014 dhe numri i transaksioneve është rritur në masën 23.51%.

Transaksioni i llojit C "Blerje para afatit të maturimit" gjatë vitit 2015 ka pasur një ulje prej 641.08 milionë lekë ose 19.25% krahasuar me vitin 2014, ndërsa numri i transaksioneve është ulur në masën 18.77%.

Krahasuar me vitin 2014, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 79 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Viti

2014

2015

`15/`14-1

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

 7,190.06

7,751.98

7.82

  

Individë

 5,879.26

6,324.33

7.57

 

Persona juridike

1,310.80

1,427.65

8.91

  

C

Blerje para afatit të maturimit

3,329.88

2,688.80

(19.25)

  

 Individë

 2,958.32

2,552.40

(13.72)

 

Persona juridikë

 371.56

136.40

(63.29)



Për të lexuar materialin e plotë të Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë, për vitin 2015 (në EXCEL), ju lutem klikoni këtu.