25 Janar 2016

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 25 janar 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e rregullores “Mbi bazat dhe metodat e llogaritjes, mënyrat e mbajtjes së provigjoneve teknike, si dhe kriteret dhe procedurat e miratimit të tyre nga Autoriteti”;
  2. Miratimin e rregullores “Mbi bazat dhe metodat e llogaritjes, mënyrat e mbajtjes së provigjoneve matematike, si dhe kriteret dhe procedurat e miratimit të tyre nga Autoriteti”;
  3. Miratimin e rregullores “Për procedurat dhe mënyrën e depozitimit të informacionit dhe dokumentacionit në lidhje me burimin e kapitalit për aksionarët e shoqërisë së sigurimit”;
  4. Miratimin e rregullores “Për formën, afatet dhe përmbajtjen e pasqyrave financiare, raporteve statistikore dhe raportimeve të tjera të ndërmjetësve në sigurime dhe risigurime”;
  5. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentëve në sigurime;
  6. Miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “ATLANTIK - shoqëri sigurimesh” sh.a.;
  7. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  8. Miratimin e pjesëmarrjes influencuese në shoqërinë e sigurimit “ANSIG” sh.a.;
  9. Miratimin e rregullores “Mbi funksionimin e bibliotekës së AMF-së”.
  10. Marrjen e masës administrative ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.
  11. Marrjen e masës administrative ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.