22 Gusht 2014

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 29.08.2014, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:


1.   Miratimi i proces-verbalit të mbledhjes së kaluar;

2.   Miratimi i rendit të ditës;

3.   Projekt “Për miratimin e Rregullores për kushtet dhe procedurat e bashkimit ose ndarjes së shoqërisë të sigurimit”;

4.   Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e shoqërive të sigurimit “Sicred” sh.a. dhe “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a.”;

5.   Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e shoqërisë administruese të fondit të pensionit “Sicred Pension” sh.a.”;

6.   Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve në statutin e shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.”;

7.   Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Sicred” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit”;

8.   Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve në Prospektin e Fondit të Investimit “Raiffeisen Prestigj” dhe  Fondit “Raiffeisen Invest Euro”;

9.   Projekt “Mbi miratimin e agjentëve në sigurime”;

10.  Informacion “Mbi pagesat e dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit”;

11.  Informacion “Mbi raportimin e muajit korrik të Rezervës Monetare”;

12.  Të tjera.