29 Gusht 2014

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 gusht 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:   

  1. Miratimin e Rregullores “Për kushtet dhe procedurat e bashkimit ose ndarjes së shoqërisë të sigurimit”;
  2. Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e shoqërive të sigurimit;
  3. Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e shoqërive administruese të fondit të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
  4. Miratimin e disa ndryshimeve në statutin e shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
  5. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Sicred” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit;
  6. Miratimin e disa ndryshimeve në Prospektin e Fondit të Investimit “Raiffeisen Prestigj” dhe  Fondit “Raiffeisen Invest Euro”;
  7. Licencimin si agjent në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
  8. Licencimin si agjentë në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
  9. Miratimin e kërkesës për riemërimin e administratorit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.