25 Prill 2016

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2016

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2016 u dominua në masën 77.09% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 22.91% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 94.25% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2016 flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 64.71% dhe 19.88% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 99.70% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar-mars 2016, ka pasur një rritje prej 895 milionë lekë ose 77.88% krahasuar me periudhën janar-mars 2015 dhe numri i transaksioneve është rritur në masën 163.98%.

Transaksioni i llojit C "Blerje para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar-mars 2016 ka pasur një rritje prej 105 milionë lekë ose 14.88% krahasuar me periudhën janar-mars 2015 dhe numri i transaksioneve është rritur në masën 12.81%.

Krahasuar me periudhën janar-mars 2015, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 1,000 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Periudha

2015

2016

`16/`15-1

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

 1,228.55

2,123.87

72.88

  

Individë

 931.51

1,956.87

110.08

 

Persona juridike

297.04

167

(43.78)

  

C

Blerje para afatit të maturimit

705.64

810.61

14.88

  

 Individë

 646.14

710.61

9.98

 

Persona juridikë

 59.50

100.00

68.07


Për të lexuar materialin e plotë të Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë, për periudhën janar-mars 2016 (në EXCEL), ju lutem klikoni këtu.