23 Maj 2016

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 23 maj 2016, ora 13:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të nenit 7 të statutit të shoqërisë së sigurimit të Jo-Jetës “Eurosig” sh.a., si pasojë e rritjes së kapitalit nëpërmjet emetimit të aksioneve të reja dhe ndryshimit të strukturës aksionare”;
  2. Projekt “Mbi miratimin e pjesëmarrjes influencuese të aksionarit Xhevdet Morina në shoqërinë e sigurimit të Jo-Jetës “Eurosig” sh.a.”.