27 Maj 2016

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 30 maj 2016, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e rregullores së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare “Për komunikimin dhe marrëdhëniet me median dhe publikun””;
  4. Projekt “Mbi gjendjen financiare të tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave Financiare të 31.12.2015”;
  5. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Mbi kategoritë e investimeve të lejuara, kufizimet që zbatohen dhe përdorimin e instrumenteve financiare derivative””;
  6. Projekt “Për disa ndryshime në  Rregulloren nr. 34, datë 28.05.2015 “Për raportimin e detyruar dhe periodik të shoqërive të sigurimit dhe risigurimit”, e ndryshuar”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e statutit të ndryshuar të shoqërisë  “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerit në sigurime”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  10. Projekt “Mbi licencimin si  vlerësues dëmesh në sigurime”;
  11. Projekt “Mbi licencimin e Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit “SiCRED” sh.a. për të kryer veprimtari administrimi të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”, si dhe “Mbi miratimin e Fondit të investimit “Credins Premium””;
  12. Informacion mbi pagesat e dëmeve të Fondit të Kompensimit;
  13. Të tjera.