2 Qershor 2016

Për zhvillimin e trajnimit për aktuar

Në zbatim të nenit 244 dhe të nenit 222, pika 3/b, 4 dhe 5 të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” si dhe të Rregullores nr. 57, datë 28.04.2016 “Mbi trajnimet e vazhdueshme profesionale dhe rinovimin e licencës së aktuarit të autorizuar”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet Qendrës së Edukimit, njofton të gjithë profesionistët e licencuar si aktuar, për organizimin e trajnimit si më poshtë:

  1. Trajnim për edukim në vazhdim për aktuar, në datat 9-10 qershor 2016, në orën 09:00-15:00.
Trajnimi do të zhvillohet në AMF.

Tarifa për trajnime për edukim në vazhdim është e pakthyeshme.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]