26 Korrik 2016

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - qershor 2016

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - qershor 2016 kapën vlerën mbi 6,619 milionë lekë, ose 2.97% më shumë se në periudhën janar - qershor 2015. Gjatë periudhës janar - qershor 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 481,182 me një ulje prej 1.43% krahasuar me periudhën janar - qershor 2015. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.68% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.89% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.43%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 41.15% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 58.85% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - qershor 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,897 milionë lekë, ose 29.92% më shumë se periudhën janar - qershor 2015.


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar - qershor 2016 arritën rreth 3,879 milionë lekë, ose 6.39% më shumë se në periudhën janar - qershor 2015.

Produkti MTPL e brendshme,periudhën janar - qershor 2016, pati një rritje prej 4.10% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.20% krahasuar me periudhën janar - qershor 2016

Produkti Sigurim Kufitarperiudhën janar - qershor 2016 pati një rritje prej 6.59% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 11.08% krahasuar me periudhën janar - qershor 2015.

Produkti Karton Jeshil,periudhën janar - qershor 2016, pati një rritje me 17.40% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - qershor 2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 19.45%.


Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar - qershor 2016 arritën mbi 2,712 milionë lekë, ose 2.11% më pak se në periudhën janar - qershor 2015. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 9.78% krahasuar me periudhën janar - qershor 2015.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës në periudhën janar - qershor 2016, patën ulje me 1.63% kundrejt periudhës janar - qershor 2015.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat gjatë periudhës janar - qershor 2016 siguruan mbi 1,157 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 67.41%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 22.69% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - qershor 2016, vihet re një ulje prej 26.09% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 18.99% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - qershor 2015.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - qershor 2016, arritën në rreth 697 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 12.09% në krahasim me periudhën janar - qershor 2015.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - qershor 2016, arritën rreth 456 milionë lekë, ose 4.43% më pak se në periudhën janar - qershor 2015.


Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - qershor 2016 u rritën me 29.92% krahasuar me periudhën janar - qershor 2015. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,255 milionë lekë, apo 66.13% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - qershor 2016, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar - qershor 2016 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.