23 Gusht 2016

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.06.2016

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.06.2016 tregon një total asetesh neto prej 1,112.20 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 183.45 milionë lekë (19.75%) krahasuar me fundin e vitit 2015. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 8.10 milionë euro[1].

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.06.2016 ishte 14,840 anëtarë duke shënuar rritje prej 18.16% krahasuar me fundin e vitit 2015.

Tregues të fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                                                                                              

Përshkrimi

Vlera (mln. lekë)

Ndryshimi (Në %)

 

31.12.’15

30.06.’16

31.12.’15-30.06’16

Asetet neto të FP

928.74

1,112.20

19.75

 

 

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                        30.06.2016

Fond Pensioni

Numri i  anëtarëve në FP

Asete Neto (mln. lekë)

SIGAL

5,665

556.00

RAIFFEISEN

2,640

370.89

SiCRED PENSION

6,535

 185.31

TOTAL

14,840

1,112.20



Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.06.2016 (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.

[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.06.2016 në Bankën e Shqipërisë,

1 euro = 137.33 lekë