21 Shtator 2016

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë

Në vazhdim të raportimit në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë të datës 18 Korrik 2016, mbi veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2015, sot me datë 21 Shtator 2016 u zhvillua seanca e dytë e raportimit në lidhje me pyetjet e bëra nga anëtarët e këtij Komisioni.

Autoriteti u përfaqësua nga Znj. Enkeleda Shehi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Z. Pajtim Melani, Kryetar i Bordit të AMF-së, si edhe drejtues të tjerë të lartë të Autoritetit.  Përfaqësuesit e Autoritetit ju përgjigjën të gjitha pyetjeve dhe çështjeve të ngritura nga relatori, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë si dhe anëtarët e tjerë të këtij Komisioni.