27 Tetor 2016

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare takohet me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj.Enkeleda SHEHI, priti në datën 26 Tetor përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadrin e misionit të tyre të radhës në datat 20 Tetor deri në 2 Nëntor 2016. Misioni i FMN u përfaqësua në këtë takim nga z.Ezequiel CABEZON, Departamenti për Europën.

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Znj.SHEHI, bëri një prezantim të zhvillimeve të fundit si dhe të progresit të arritur në mbikëqyrjen e tregjeve financiare, përmes strategjisë së rritjes së kapaciteteve mbikëqyrëse, përmirësimit të kuadrit ligjor dhe rregullator, inspektimeve të plota dhe tematike, duke ju përgjigjur zhvillimeve të tregut financiar me mbikëqyrje efektive me fokus rrezikun.

Mundësitë e zhvillimit të tregjeve dhe arritja e mbikëqyrjes së konsoliduar në bashkëpunim me autoritete të tjera rregullatore brenda dhe jashtë Shqipërisë, ishin çështje të tjera që u diskutuan në këtë takim.

Zhvillimi i tregjeve në mbikëqyrje të AMF-së, forcimi i kapaciteteve, përmirësimi i kuadrit ligjor dhe rregullator, si dhe sfida në krijimin e një kuadri për menaxhimin e krizave financiare, do të jenë në fokus dhe në ndjekje nga Banka Botërore dhe FMN.