18 Nentor 2016

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30 shtator 2016

Gjatë periudhës janar-shtator 2016, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj”, Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro” dhe Fondi i Investimeve “Credins Premium”.

Fondi i Investimeve “Credins Premium” filloi aktivitetin e tij në datë 1.08.2016, nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”. 

“Credins Invest” është shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive”, e cila u licencua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare më datë 30.05.2016, për të kryer veprimtari administrimi të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, krahas administrimit të fondeve të pensionit.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 30.09.2016, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti mbi 69.76 miliardë lekë me një rritje prej 4.13%, krahasuar me 31.12.2015.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 65.14% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 3.63% krahasuar me 31.12.2015.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2016 është 30,961.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu.