20 Janar 2017

Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare takohet me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj. Enkeleda SHEHI, priti në datën 19 janar 2017 përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadrin e misionit të tyre të radhës. Misioni i FMN-së u përfaqësua në këtë takim nga Z. Jens REINKE, përfaqësuesi rezident i misionit të FMN–së  në Shqipëri dhe Z. Ezequiel CABEZON, Departamenti për Evropën.

Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Znj. SHEHI, bëri një prezantim të zhvillimeve të fundit, si dhe të progresit të arritur në mbikëqyrjen e tregjeve financiare, përmes strategjisë së rritjes së kapaciteteve mbikëqyrëse, përmirësimit të kuadrit ligjor dhe rregullator, inspektimeve të plota dhe tematike, duke ju përgjigjur zhvillimeve të tregut financiar me mbikëqyrje efektive me Fokus Rrezikun.

Krijimi i një kuadri ligjor dhe rregullator për menaxhimin e krizave financiare, mundësitë e zhvillimit të tregjeve dhe arritja e mbikëqyrjes së konsoliduar në bashkëpunim me autoritete të tjera rregullatore brenda dhe jashtë Shqipërisë, ishin ndër çështjet e tjera që u diskutuan në këtë takim.

Për më shumë informacion kontaktoni [email protected]