25 Janar 2017

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për vitin 2016

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2016 u dominua në masën 82.00% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 18.00% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 93.76% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2016 flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 56.34% dhe 28.41% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 99.52% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.                              

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë vitit 2016, ka pasur një ulje prej 1,241 milionë lekë ose 16.01% krahasuar me vitin 2015 dhe numri i transaksioneve është ulur në masën 4.64%.

Transaksioni i llojit C "Blerje para afatit të maturimit" gjatë vitit 2016 ka pasur një rritje prej 818 milionë lekë ose 30.42% krahasuar me vitin 2015 dhe numri i transaksioneve është rritur në masën 37.81%.

Krahasuar me vitin 2015, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 423 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

viti

2015

2016

`16/`15-1

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

 7,751.98

6,511.15

(16.01)

  

Individë

 6,324.33

5,397.25

(14.66)

 

Persona juridike

1,427.66

1,113.90

(21.98)

  

C

Blerje para afatit të maturimit

2,688.80

3,506.67

30.42

  

 Individë

 2,552.40

3,024.77

18.51

 

Persona juridikë

 136.40

481.90

253.30


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për vitin 2016 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.