24 Shkurt 2017

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31.12.2016

Gjatë vitit 2016, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”dhe fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”. 

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 31.12.2016, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti mbi 65.43 miliardë lekë me një ulje prej 1.56 miliardë lekë ose 2.33%, krahasuar me 31.12.2015.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 64.37% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 10.44% krahasuar me 31.12.2015.

Ndërkohë, numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2016 është 29,267, me një ulje prej 8.96% krahasuar me 31.12.2015. Rreth 99.99% e anëtarëve në fond janë investitorë individualë.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu.