17 Mars 2017

Njoftim për shtyp

Kuvendi i Shqipërisë me Vendimin nr. 19/2017, datë 16 mars 2017, ka vendosur shkarkimin përpara afatit të Znj. Enkeleda Shehi nga detyra e anëtarit të Bordit dhe Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Bazuar në Ligjin nr. 54/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, Nëndrejtori i Ekzekutiv do të drejtojë Autoritetin për të siguruar vijimësinë e funksioneve të mbikëqyrjes dhe rregullimit të tregjeve, duke siguruar mbarëvajtjen e veprimtarisë së institucionit.

Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë gjendet në faqen online www.parlament.al.