30 Mars 2017

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30 mars 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e provigjoneve teknike të shoqërive të sigurimit;
  2. Miratimin e tabelave të primit të rrezikut për vitin 2017;
  3. Miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2017;
  4. Miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin 2017;
  5. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a., si rezultat i rritjes së kapitalit;
  6. Licencimin e shoqërisë “Eurotrade Securities” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në tituj dhe miratimin si agjent i lidhur i shoqërisë së brokerimit “LeadCapital Markets” Ltd”;
  7. Licencimin për të vepruar si broker për tregtimin e titujve në emër dhe për llogari të shoqërisë “Eurotrade Securities” sh.a.;
  8. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  9. Miratimin e shoqërisë audituese “Lireng Auditing” sh.p.k., për auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2016, të Byrosë Shqiptare të Sigurimit;
  10. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Smart Broker” sh.a. si rezultat i ndryshimit të emrit në “Smart Insurance Broker”.