28 Prill 2017

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 prill 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve të konvertueshme;
  2. Miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
  3. Licencimin e shoqërisë “Banka Amerikane e Investimit” sh.a. për të vepruar si Kujdestar i Obligacioneve të shoqërive aksionare dhe të qeverisë vendore;
  4. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Credins Invest”- Shoqëri administruese e fondit të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive sh.a., si rezultat i rritjes së kapitalit dhe ndryshimit të strukturës aksionare;
  5. Miratimin e projekt statutit të shoqërisë “Prodata Securities” sh.a.;
  6. Riemerimin e z. Xhevdet Kopani në postin e Administratorit të shoqërisë së sigurimit të Jo-Jetës “Eurosig” sh.a.;
  7. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  8. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime.