7 Nentor 2014

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30 shtator 2014

Gjatë periudhës janar-shtator 2014, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.09.2014, vlera neto e aseteve të fondeve, arriti mbi 63.80 miliardë lekë me një rritje prej 26.76% krahasuar me 31.12.2013.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare të cilët përbëjnë 77.49% të aseteve të fondeve, me rritje prej 17.21% krahasuar me 31.12.2013.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në fondet e investimit më 30.09.2014 është 33,179.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së fondeve të investimeve, kliko këtu.