11 Maj 2017

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.03.2017

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2017, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.03.2017 tregon një total asetesh neto prej 1,407.17 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 88.43 milionë lekë (6.71%) krahasuar me fundin e vitit 2016. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 10.34 milionë euro[1].

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.03.2017 ishte 18,487 anëtarë duke shënuar rritje prej 6.76% krahasuar me fundin e vitit 2016.


Tregues të fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                                                                                              

Përshkrimi

Vlera (mln. lekë)

Ndryshimi (Në %)

 

31.12.'16

31.03.'17

31.12.'16-31.03'17

Asetet neto të FP

1,318.74

1,407.17

6.71

 

 

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve    31.03.2017                                                                                                                                                                                    

Fond Pensioni

Numri i  anëtarëve në FP

Asete Neto (mln. lekë)

SIGAL

5,880

714.93

RAIFFEISEN

2,654

431.09

SiCRED PENSION

9,953

 261.15

TOTAL

18,487

1,407.17

 

Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.03.2017 (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.

[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 31.03.2017 në Bankën e Shqipërisë,

1 euro = 136.13 lekë