23 Qershor 2017

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-maj 2017

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-maj 2017 kapën vlerën mbi 6,093 milionë lekë, ose 10.98% më shumë se në periudhën janar-maj 2016. Gjatë periudhës janar-maj 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 455,791 me një rritje prej 17.63% krahasuar me periudhën janar-maj 2016. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.48% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.50% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.03%.  Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 42.13% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 57.87% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-maj 2017, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,354 milionë lekë, ose 59.76% më shumë se në periudhën janar-maj 2016.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-maj 2017 arritën rreth 3,525 milionë lekë, ose 12.11% më shumë se në periudhën janar-maj 2016.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-maj 2017, pati një rritje prej 14.46% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.22% krahasuar me periudhën janar-maj 2016.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-maj 2017 pati një ulje prej 5.94% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 4.58% krahasuar me periudhën janar-maj 2016.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-maj 2017, pati një rritje me 4.94% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-maj 2016. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 2.37%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-maj 2017 arritën rreth 2,567 milionë lekë, 10.33% më shumë se në periudhën janar-maj 2016. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 29.71% krahasuar me periudhën janar-maj 2016.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-maj 2017, patën një rritje me 9.30% kundrejt periudhës janar-maj 2016.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-maj 2017 siguruan mbi 1,052 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 71.32%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 20.03% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-maj 2017, vihet re një rritje prej 3.69% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 12.30% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-maj 2016.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-maj 2017, arritën në rreth 590 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 4.27% në krahasim me periudhën janar-maj 2016.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-maj 2017, arritën rreth 457 milionë lekë, ose 15.34% më shumë se në periudhën janar-maj 2016.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-maj 2017 u rritën me 59.76% krahasuar me periudhën janar-maj 2016. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,299 milionë lekë, apo 55.76% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Lloji i sigurimit

Vlerat (në 000 lekë)

Ndryshimi

(në %)

Janar-Maj

2016

2017

17/`16-1

     Dëmi mesatar

MTPL e brendshme

 237

 218

(7.97)

Karton Jeshil

 537

 1,134

111.13

Kasko

85

    101

18.85

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-maj 2017, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar-maj 2017 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.