27 Qershor 2017

Për zhvillimin e takimit me vlerësuesit e pavarur të dëmeve në sigurime

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në zbatim të kompetencave ligjore, me qëllim përmirësimin dhe detyrimin për ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesve të dëmeve në sigurime me profesionalizëm, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fushën e sigurimeve, njofton se pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare më datë 29 qershor 2017, ora 12.00, do të organizohet një takim me vlerësuesit e pavarur të dëmeve në sigurime.

Pjesëmarrja në këtë takim është shumë e rëndësishme dhe i shërben përmirësimit dhe mbarëvajtjes së punës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].