13 Korrik 2017

Për zhvillimin e takimit me brokerat e licencuar në sigurime

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në zbatim të kompetencave ligjore, me qëllim përmirësimin dhe detyrimin për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime me profesionalizëm, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fushën e sigurimeve, njofton se, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, më datë 19 korrik  2017, ora 12.00, do të organizohet një takim me brokerat e licencuar në sigurime.

Pjesëmarrja në këtë takim është shumë e rëndësishme dhe i shërben mbarëvajtjes së punës së brokerave të licencuar në sigurime.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]