27 Korrik 2017

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 27 korrik 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Credins Invest” sh.a., si dhe fondit të pensionit dhe fondit të investimit që administrohen prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2017;
  2. Licencimin e brokerave në sigurime;
  3. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  4. Miratimin e agjentëve në sigurime;
  5. Licencimin e subjektit “UDSA” sh.p.k., për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime në klasat e Jo-Jetës, në emër të disa shoqërive të sigurimit;
  6. Miratimin e statutit të shoqërisë “Insig Jetë” sh.a.;
  7. Miratimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Insig Jetë” sh.a.;
  8. Licencimin e shoqërisë “SMARTCOM” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në tituj;
  9. Miratimin e Administratorit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.;
  10. Miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve-ALSE” sh.a.;
  11. Miratimin e Nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.