11 Gusht 2017

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.06.2017

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.06.2017 tregon një total asetesh neto prej 1,496.25 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 177.51 milionë lekë (13.46%) krahasuar me fundin e vitit 2016. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 11.28 milionë euro[1].

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.06.2017 ishte 19,514 anëtarë duke shënuar rritje prej 12.69% krahasuar me fundin e vitit 2016.


Tregues të fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                                                                                              

Përshkrimi

Vlera (mln. lekë)

Ndryshimi (Në %)

 

31.12.'16

30.06.'17

31.12.'16-30.06'17

Asetet neto të FP

1,318.74

1,496.25

13.46

 

 

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve                     30.06.2017                                                                                                                                                                                     

Fond Pensioni

Numri i  anëtarëve në FP

Asete Neto (mln. lekë)

SIGAL

5,899

753.15

RAIFFEISEN

2,794

457.09

SiCRED PENSION

10,821

 286.01

TOTAL

19,514

1,496.25



Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.06.2017 (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.

[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.06.2017 në Bankën e Shqipërisë,

1 euro = 132.59 lekë