25 Tetor 2017

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2017

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2017 u dominua në masën 71.41% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 28.59% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 93.20% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2017 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 61.05% dhe 29.08% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.56% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-shtator 2017, ka pasur një ulje prej 985 milionë lekë ose 21.26% krahasuar me periudhën janar-shtator 2016. Gjithashtu dhe numri i transaksioneve është ulur në masën 34.60%.

Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-shtator 2017 ka pasur ulje prej 769 milionë lekë ose 27.80% dhe gjithashtu, një ulje në numrin e transaksioneve në masën 20.90%, krahasuar me periudhën janar-shtator 2016

Vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 1,781 milionë lekë, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë



Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për janar-shtator 2017 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.