25 Tetor 2017

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - shtator 2017

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - shtator 2017 kapën vlerën mbi 12,026 milionë lekë, ose 11.45% më shumë se në periudhën janar - shtator 2016. Gjatë periudhës janar - shtator 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 932,106 me një rritje prej 15.23% krahasuar me periudhën janar - shtator 2016. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.52% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.15% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.33%.  Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 38.62% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 61.38% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - shtator 2017, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,718 milionë lekë, ose 26.07% më shumë se në periudhën janar - shtator 2016.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - shtator 2017 arritën rreth 7,382 milionë lekë, ose 11.06% më shumë se në periudhën janar - shtator 2016.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - shtator 2017, pati një rritje prej 13.11% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.27% krahasuar me periudhën janar - shtator 2016.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar - shtator 2017 pati një ulje prej 6.23% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndersa numri i kontratave pati një rritje prej 7.86% krahasuar me periudhën janar - shtator 2016.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar - shtator 2017, pati një rritje me 10.11% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - shtator 2016. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 6.17%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - shtator 2017 arritën rreth 4,664 milionë lekë, 12.07% më shumë se në periudhën janar - shtator 2016. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 23.41% krahasuar me periudhën janar - shtator 2016.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - shtator 2017, patën një rritje me 8.81% kundrejt periudhës janar - shtator 2016.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar - shtator 2017 siguruan rreth 2,053 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 74.66%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 16.07% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - shtator 2017, vihet re një rritje prej 12.03% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 6.51% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - shtator 2016.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - shtator 2017, arritën në rreth 925 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.60% në krahasim me periudhën janar - shtator 2016.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - shtator 2017, arritën rreth 860 milionë lekë, ose 28.85% më shumë se në periudhën janar - shtator 2016.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - shtator 2017 u rritën me 26.07% krahasuar me periudhën janar - shtator 2016. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,239 milionë lekë, apo 60.23% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Lloji i sigurimit

Vlerat (në 000 lekë)

Ndryshimi

(në %)

Janar - shtator

2016

2017

17/`16-1

     Dëmi mesatar

MTPL e brendshme

255

222

(12.90)

Karton Jeshil

517

949

83.37

Kasko

92

101

10.79

 

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - shtator 2017, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar - shtator 2017 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.