2 Nentor 2017
Për zhvillimin e trajnimit për vlerësues dëmesh në sigurime
Në zbatim të nenit 227, pika 1/b, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, njofton të gjithë personat e interesuar, me përparësi ata që kanë depozituar kërkesë pranë AMF-së, për organizimin e trajnimit për vlerësues dëmesh në sigurime, si më poshtë:
1. Trajnim për kualifikim profesional për vlerësues dëmesh në sigurime, në datat 13-17 nentor 2017, në orën 12:30-16:30
Trajnimi do të zhvillohet në AMF.
Tarifa për trajnime për kualifikim profesional është e pakthyeshme.
Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]