6 Nentor 2017

AMF, polica kufitare hidhet online në kohë reale

Duke nisur nga data 1 nëntor 2017, raportimi dhe identifikimi i policave kufitare të shitura nga kompanitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik. Kjo, në bazë të një vendimi të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet e mundshme.

Me këtë rast, AMF i bën edhe njëherë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të verifikojnë policën e tyre kufitare. Këtë mund ta bëjnë nëpërmjet faqes zyrtare të AMF, www.amf.gov.al, në rubrikën “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur gjithë hapat e nevojshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës tuaj në numrin e celularit +355 69 40 60 671. Për çdo problem që mund t’ju lindë në lidhje me policën, lutemi të kontaktoni në adresën [email protected].