7 Shkurt 2018

Mbi përdorimin e monedhës kombëtare në tregjet financiare nën mbikëqyrje

Në kuadër të memorandumit të përbashkët midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave “Për zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare”, AMF publikon analizën mbi përdorimin e monedhës kombëtare në tregjet financiare nën mbikëqyrje.

Bazuar në analizën e të dhënave nga tregu i sigurimeve, tregu i letrave me vlerë dhe fondeve të investimit rezulton se niveli aktual i përdorimit të monedhës Euro në tregjet nën mbikëqyrje është në nivele përgjithësisht të ulta dhe i diktuar nga profili i veprimtarisë së institucioneve të mbikëqyrura.

Autoriteti do të monitorojë zhvillimet në këto tregje dhe do të fokusohet në:

-    Ndërgjegjësimin e emetuesve privatë të titujve për rreziqet që shoqërojnë huamarrjen në valutë, ndërkohë që të ardhurat kryesore janë në monedhën Lekë;
-    Rritjen e transparencës për produktet që iu ofrohen investitorëve duke u përpjekur të qartësohen rreziqet e kursit të këmbimit.

Për të lexuar analizën e plotë të AMF-së për përdorimin e monedhës kombëtare, klikoni këtu.