20 Shkurt 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 26 shkurt 2018, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi gjendjen financiare të tregut të Pensioneve Private Vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2017;
  4. Informacion mbi realizimin e buxhetit  të AMF-së për vitin 2017;
  5. Projekt “Për një ndryshim në Udhëzimin nr. 76, datë 28.07.2015 “Për shpërblimet e anëtarëve joekzekutivë dhe pagës së Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Nëndrejtorit Ekzekutiv dhe të punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e Rregullores “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik””;
  7. Projekt “Për një ndryshim në Rregulloren nr. 58, datë 30.06.2015 “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, e ndryshuar”;
  8. Projekt “Mbi marrjen e masës administrative ndaj vlerësuesit të pavarur të dëmeve”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Albsig” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerimit në sigurime”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  12. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  13. Projekt “Për miratimin e planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2018 dhe planit strategjik për vitet 2018-2020”;
  14. Të tjera.