26 Shkurt 2018

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 26 shkurt 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Rregullores “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik”;
  2. Miratimin e një ndryshimi në Udhëzimin nr. 76, datë 28.07.2015;
  3. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 58, datë 30.06.2015 “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, e ndryshuar;
  4. Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Albsig” sh.a.;
  5. Licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerimit në sigurime;
  6. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  7. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  8. Licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerimit në tituj;
  9. Miratimin e kritereve të përzgjedhjes të shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2017;
  10. Miratimin e emërimit të Anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a.;
  11. Marrjen e masës administrative ndaj vlerësuesit të pavarur të dëmeve;
  12. Marrjen e masave për mbylljen e portalit esig.al.