15 Maj 2015

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31 mars 2015

Gjatë tremujorit të parë 2015, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 31.03.2015, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti mbi 65.76 miliardë lekë, me një rritje prej 3.17% krahasuar me 31.12.2014.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare të cilët përbëjnë 75.36% të aseteve të fondeve, me rritje prej 1.67% krahasuar me 31.12.2014.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.03.2015 është 33,000.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu.