28 Maj 2015

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 maj 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e ndryshimeve në Rregulloren nr. 12, datë 30.01.2013 “Për hartimin, ndjekjen, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  2. Miratimin e ndryshimeve në Rregulloren nr. 83, datë 29.06.2011 “Mbi marrëdhëniet financiare të punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  3. Miratimin e komitetit këshillimor me qëllim hartimin e politikave për tregun e sigurimeve;
  4. Miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Edukimit”;
  5. Miratimin e rregullores “Për raportimin e detyruar vjetor e periodik të shoqërive të sigurimit e risigurimit”;
  6. Miratimin e rregullores “Për procedurat dhe shqyrtimin e ankesave”;
  7. Miratimin e rregullores “Për  informimin e të siguruarit apo personave të tjerë të interesuar përsa u përket zhvillimeve dhe ndryshimeve ligjore në sektorin e sigurimeve”;
  8. Miratimin e rregullores “Për përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për  përzgjedhjen e shoqërisë audituese”;
  9. Miratimin e rregullores “Për formatin e detajuar, minimumin e objektit dhe të përmbajtjes së raportit të auditimit, të shoqërisë së sigurimit”;
  10. Miratimin  e komisionit maksimal  të vlerësimit të dëmeve;
  11. Licencimin si vlerësues dëmesh në sigurime;
  12. Miratimin për ushtrimin e veprimtarisë së agjentëve në sigurime në emër dhe për llogari të shoqërive të sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., dhe “Insig” sh.a.