20 Korrik 2015

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 23.07.2015, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Analizat financiare të tregut të sigurimeve mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2014 dhe 31.3.2015;
  4. Analizat financiare të tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2014 dhe 31.3.2015;
  5. Projekt “Mbi miratimin e dokumentit me informacionin kryesor (KIID) që duhet t’i vihet në dispozicion investitorit për Fondet e Investimit “Raiffeisen Prestigj” dhe “Raiffeisen Invest Euro””;
  6. Projekt “Mbi një ndryshim në Rregulloren nr. 68, datë 26.05.2011 “Për dhënien e licencës, veprimtarinë tregtare, ofertën publike dhe kërkesat e raportimit për sipërmarrjen e investimeve kolektive me ofertë publike të krijuar nga një shoqëri e huaj administruese””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të Rregullores nr. 155, datë 23.12.2014 “Për përcaktimin e elementeve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre””;
  8. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të Rregullores nr. 83, datë 29.06.2011 “Mbi marrëdhëniet financiare të punonjësve me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare””;
  9. Informacion mbi ecurinë e pagesave, objekt i Fondit të Kompensimit;
  10. Informacion mbi standardet kontabël të përgatitjes së pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  11. Të tjera.